Aktori i famshëm, Ben Affleck, do të donte një shans tjetër me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, ka thënë një burim për “PageSix”.
“Në të njëjtën kohë, Ben e di se nuk është realiste në këtë moment të jetës së tyre. Ben sapo doli nga martesa dhe finalizoi divorcin e tij nga Jennifer Lopez, ai është vërtet i zënë me punë dhe është i fokusuar në këtë kapitull të ri”, shpjegon burimi.
“Plus, Ben respekton marrëdhënien e Jen me John Miller dhe nuk do të hynte kurrë mes tyre”, ka vijuar burimi.
Një burim i dytë i brendshëm thotë: “Ndjenja nuk është e ndërsjellë nga ana e Jenit. Ajo është e lumtur me John dhe nuk mendon për gjë tjetër. Ajo ka një marrëdhënie të shkëlqyer bashkë prindërore me Benin, deri këtu janë gjërat e tyre për momentin”.