Sot në Gjurakoc të Klinës, i jepet lamtumira e fundit, reperit 42-vjeçar Mentor Palokat, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në një banesë në Prishtinë.
Në varrim po merr pjesë edhe vëllai i tij, reperi Unikkatil.
Ai ka falënderuar të pranishmit që kanë shkuar në varrim, dhe se vëllai i tij ka qenë trim e sypatrembur.
‘‘Vëllai i jemi me siguri plot prej juve këtu i ka pas për zemre, garant e doni shumë.
Faleminderit që keni ardh. Ishallah shihna me të në botën tjetër. Njeri trim, sypatrembur’’, ka thënë ai mes tjerash.