Pas largimit të Eglit nga Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka reaguar me një mesazh mbështetës në rrjetet sociale.
Në një postim në Instagram, ajo i ka bërë thirrje Eglit të mos lexojë komentet negative dhe i ka shprehur mbështetjen e saj të plotë.
“Tani që dole, mos lexo asnjë koment! Nuk je asgjë nga ato që thonë.
Të pres me krahët hapur për disa fjalë zemre nga eksperienca, kurdo që ti të bëhesh më mirë!”, ka shkruar Sara, duke e inkurajuar Eglin pas përfundimit të rrugëtimit të saj në BBVIP.