Fjalët e fundit të Eglit pak çaste para se të largohej nga shtëpia: Nuk kam fuqi...

Mediale Vip

Fjalët e fundit të Eglit pak çaste para se të largohej nga shtëpia: Nuk kam fuqi...

Më: 6 mars 2025 Në ora: 22:23
Egli Tako

Pak çaste përpara se të largohej përfundimisht nga gara, Egli Tako u shpall fituese e çmimit “Miss Fitnessi” nga juria e Big Brother VIP Albania 4.

Megjithatë, ajo nuk arriti ta shijonte këtë moment, pasi refuzoi të ngjitej në skenë për të marrë trofeun, duke u shprehur se nuk ndihej mirë.

“Mezi u çova, nuk kam fuqi. Faleminderit shumë juria“, u shpreh Egli, duke lënë të kuptohet se gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë.

Vetëm pak minuta më vonë, një zarf i kuq njoftoi zyrtarisht largimin e saj nga shtëpia.

“Banorë, Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve.”

Ky vendim erdhi si një shok për banorët, të cilët nuk e kishin pritur një largim kaq të papritur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat