Redon Berani reagon pas largimit të Eglit nga “BBVA”

Mediale Vip

Redon Berani reagon pas largimit të Eglit nga “BBVA”

Më: 6 mars 2025 Në ora: 23:19
Redon Berani, Egli dhe Gjesti

Një nga momentet më të bujshme të “Big Brother VIP” ka ndodhur kur Egli Tako vendosi të largohet nga shtëpia për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe psikologjike.

Ky largim ka shkaktuar shumë reagime nga banorët e tjerë, ndër ta edhe nga Redon Berani, i cili ka shprehur keqardhje për vendimin e saj, por gjithashtu ka theksuar shqetësimin e tij për situatën psikologjike të Eglit.

“Po ndjej keqardhje që ka dalë, por më shumë më vjen keq për gjendjen e saj psiqike që ka arritur deri në këtë pikë. Shpresoj që të jetë mirë. U shokova kur e mora vesh, shpresoj që të jetë mirë, por nuk mu duk e besueshme. Nuk e kam ditur sa është pjesë e lojës, dhe sa është duke degraduar deri në atë pikë që mund të dalë nga loja.”-tha Redoni i cili ishte i ftuar ne ‘Top Albania Radio’.

Ai ka shtuar se besonte se Egli mund të ishte mirë, por nuk ka mundur të shmangë shqetësimin për gjendjen e saj, duke theksuar: “Nuk ka rëndësi çmimi dhe loja, por që ajo të ketë kujdes për veten dhe si trajtohet si temë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat