Shoqja e Elia Zaharias i reagon ashpër Princ Lekës pas urimit të tij për 8 mars

Mediale Vip

Shoqja e Elia Zaharias i reagon ashpër Princ Lekës pas urimit të tij për 8 mars

Më: 8 mars 2025 Në ora: 19:24
Elia Zaharia me shoqen

Shoqja e ngushtë e Elia Zaharias, Merita Gashi, në Ditën e Ndërkombëtare të Gruas, i ka reaguar Princit Leka të Shqipërisë, i cili ka publikuar një fotografi bashkë me vajzën e tij duke iu uruar 8 marsin asaj dhe të gjitha grave.

Gashi e ka quajtur hipokrit Princin Leka duke ia kujtuar se është dënuar për dhunë në familje.

“Ty ta kisha ndalu me ligj folë për të drejtat e grave,” shkruan ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, Gjykata e Tiranës shpalli fajtor për dhunë në familje dhe dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj.

Megjithatë gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg dhe vënien për 16 muaj në shërbim prove të Princ Lekës me kushtin që gjatë kësaj kohe të mos kryejë asnjë vepër penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat