Ditën e sotme Gerta dhe Jozi kanë diskutuar së bashku tek “Lori Cafee” në lidhje me reagimin e Gjestit pas largimit të Eglit nga shtëpia e BBV dhe arsyen se pse sot me rastin e 8 Marsit ai i detyrohej një falje asaj vajze.
Pjesë nga biseda:
Gerta: Luante dhe nuk i bënte barrirerë. Pse nuk i bënte barrierë? Sepse as Gjestit vetë nuk i interesonte që të bënte barrierë.
Jozi: Jo, jo. Për këtë jam shumë dakord.
Gerta: E pra këtë i them, e shikon si përfundoi me të vjella në fund dhe iku doli nga loja, për këtë po i them që kërkoi falje. Kërkoi sepse të takon që ti kërkosh falje. Mos më shit mua këtu njeriun e mirë.
Jozi: Me i kërku falje ai tani del shumë poshtë se është pak e fshehtë kjo.
Gerta: E pra, ky është problemi. Ngaqë është e fshehtë prandaj fillon ai dhe më thotë lloj lloj fjalësh, nuk ma mohon këtë gjë që i them, nuk ka shanse sepse nuk di të ma mohojë. E di që është e vërtetë. Ma kundërshto këtë fakt që unë mendoj dhe them. Ma hidh poshtë.
Sot është Dita e Gruas dhe e meriton sot që t’i kërkosh falje Eglit për atë që i ke shkaktuar.
Më tej Gerta shtoi:
Filloi duke qeshur aty, aq i ligë është ai. E kupton çfarë fytyre ka nxjerrë ai me daljen e Eglit? Ka nxjerrë 100% fytyrën e vet. Me daljen e Eglit i vuri vulën. Nuk pati pikë emocioni kur doli Egli, nuk u mërzit asnjë sekondë.
Jozi u shpreh se nuk e priste këtë lloj reagimi.
Gerta më pas tha:
Nuk i rrodhi asnjë lot, as atij as Rozanës. E di sa i ligë është ai Gjesti apo jo? Është i pamëshirshëm ai.