“I kërkova flamurin shqiptar, kur u ngjita në skenë…”/Habit Gashi: Të gjithë ata që punonin aty ishin serbë!

Mediale Vip

“I kërkova flamurin shqiptar, kur u ngjita në skenë…”/Habit Gashi: Të gjithë ata që punonin aty ishin serbë!

Më: 8 mars 2025 Në ora: 22:03
Gashi

“Aje bre normal” nga Meriton Mjekiqi, erdhi këtë episod me një të ftuar shumë special, një artist shqiptar shumë i suksesshëm e me famë ndërkombëtare, Gashi. Ai ka rrëfyer më shumë mbi karrierën, label-in e tij, bashkëpunimet me emrat e njohur, por dhe shumë detaje të tjera të pathëna më parë…

Një nga performancat e tua në Prishtinë ka qenë në Sunny Hill, si ishte kjo eksperiencë? Ka pasur dhe një incident ku të morën varësen…

Herën e parë që kam qenë ka qenë shumë mirë. Herën e dytë… Unë kur shoh shqiptarë  dhe jap shfaqje, nuk them kurrë jo për foto. Gjithmonë i shoh si vëllezërit e motrat e mia. Kur i shoh fansat e mi i përqafoj, i hipi sipër turmave, dua të më prekin, ta dinë që jam i vërtetë, që dhe ata ta dinë se mund të jenë si unë. Kur isha në Sunny Hill herën e parë e kam ‘kall’. Herën e dytë u thashë që kur të ngjitem në skenë, dua të më nxirrni flamurin shqiptar në ekran. Të gjithë ata që punonin aty ishin serbë, nuk gënjej. Dhe kur u ngjita në skenë, e dija që do ma punonin, sepse kur unë u thashë ‘faleminderit’, m’u përgjigjën në serbisht. Të gjithë ishin serbë. Shpresova se nuk do ma prishin performancën. Hypa në skenë dhe që në fillim e prishën.

Po varësen si ta morën?

Shkova tek publiku dhe dikush më preku dhe i thashë ‘ndalo, më lër të performoj’. Më morën vetëm një vath. Nuk ka rëndësi se sa kushtoi, është thjesht çështja që ‘mos më kap’. Akoma flasin njerëzit për këtë. Unë mendoj se njerëzit më duan aq shumë, sa prisnin që diçka të shkonte keq. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat