Ish-banori i edicionit të katër të “Big Brother VIP 4”, G-Bani ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku tregoi si është gjendja shëndetësore e babait të tij, si dhe sqaroi disa deklarata të tij të bëra virale në rrjet.
G-Bani gjithashtu u pyet edhe në lidhje me sjelljen e banorëve të BBV 4 pas daljes së tij për herë të dytë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
I pyetur nëse është zhgënjyer nga sjellja e ftohtë e banorëve, përfshirë edhe Danjën, G-Bani tha se ka vendosur që t’a lërë të qetë këtë të fundit. Më pas ai shton se nuk zhgënjehet më as nga banorët aty brenda dhe as nga të ftuarit nëpër studiot televizive dhe emisioni “Fan Club”.
Pjesë nga intervista:
Pasi ke dalë ke shprehur mirënjohjen tënde për Gjestin që ka qenë një nga të vetmit që të ka uruar për babain. Ka pasur ndonjë banor që të ka zhgënjyer aty brenda, për sjelljen ndoshta më të ftohtë, ndoshta Danja?
E para punës, nuk mundet nga njëra anë në prime të kritokohem dhe të gjykohem që nuk duhet as t’i flas fare Danjës apo të merrem me të, nga ana tjetër duhet t’u përgjigjem pyetjeve për intervista. Tani ose duhet të lëmë Danjën rehat ose jo. Unë kam vendosur që të lë Danjën rehat, kështu që nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetje në mënyrë specifike.
Ndërsa a ka patur banorë që ma kanë zhgënjyer? Nuk besoj se më zhgënjen njeri në atë format, më këtë hipokrezi dhe dyfytyrësi. Madje nuk më zhgënjenjë as të ftuarit nëpër studiot televizive dhe tek emisioni jot, jo më pjesëmarrësit te shtëpia e Vëllait të Madh