Një kamera e fshehtë, realizuar nga të rinjtë e ‘Andale’ mund të kthehej në një tragjedi të vërtetë.
Tre djem, të cilët bënin si fansa të çmendur të Zebërvokit, shkojnë në vendin ku aktori, emri i vërtetë i të cilit është Marius Dervishi, dhe bëjnë sikur do e rrëmbenin.
I gjendur në një situatë ku djemtë ishin të pajisur me shkop bejzbolli, e kapnin me duar dhe tentonin ta fusnin në një makinë, Zebervoki ka nxjerrë armën e shërbimit dhe situata mund të përfundonte shumë keq.
Pavarësisht fjalëve të të rinjve se e gjitha ishte vetëm një kamera e fshehtë, Mariusi, i cili është inspektor krimesh në komisariatin nr.2, nuk arrinte dot të qetësohej.
Më poshtë video: