Studentja shiti virgjërinë për 1.9 milionë euro: “Nuk do ia vlente me dikë që nuk do të martohej kurrë me mua”

Mediale Vip

Studentja shiti virgjërinë për 1.9 milionë euro: “Nuk do ia vlente me dikë që nuk do të martohej kurrë me mua”

Më: 10 mars 2025 Në ora: 11:59
Laura

Një studente 22 vjeçare, vendosi të shesë virgjërinë e saj në dhjetor të 2023, ku më pas bëri edhe kërkesë në Cinderella Escorts.

Më vonë ajo mori pjesë në ngjarje për t’u takuar me blerësit e mundshëm përpara se të fillonte një proces konkurrues vetëm disa muaj më vonë.

Fituesi i blerjes së virgjërisë së Laurës ishte një “aktor i jashtëzakonshëm Hollivudian nga Los Anxhelosi”, duke lënë mbrapa një politikan me bazë në Londër dhe një biznesmen nga Dubai.

Për Laurën u caktua një datë ku së bashku me një anëtar të ekipit shkoi të takonte aktorin në një hotel me pesë yje në Londër.

Laura dëshironte që paraprakisht të zhvillonte një bisedë që të ndihej rehat me aktorin, si dhe të fliste për preferencat e saj seksuale.

Fituesi i ankandit për virgjërinë e 22-vjeçarës solli me vete edhe një mjek për të konfirmuar vërtetësinë e virgjërisë së Laurës.

Një vit pas kësaj përvoje, Laura u shpreh se ishte e kënaqur me vendimin e saj.

“Më vjen mirë që e mora këtë vendim, pasi mendoj shumë racionalisht si person. Gjasa që do të kisha humbur virgjërinë me dikë që nuk do të martohej kurrë me mua më pas gjithsesi ishte shumë e madhe. Nuk ia vlente”.

Prindërit e saj, megjithëse fillimisht të befasuar më vonë e mbështetën duke e parë atë si një grua të lirë dhe të pavarur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat