“Gjesti po trembej nga përkujdesja, ajo po fikej…”/ Juli Ristani: Ai do të bëjë një jetë luksi

Mediale Vip

“Gjesti po trembej nga përkujdesja, ajo po fikej…”/ Juli Ristani: Ai do të bëjë një jetë luksi

Më: 10 mars 2025 Në ora: 16:08
Juli Ristani, Gjesti dhe Egli

Eftuar sot në “Live From Tirana" ishte gazetarja Juli Ristani për të komentuar situatat dhe dinamikat më të fundit në “Big Brother VIP 4”.

Juli komentoi raportin e Eglit dhe Gjestit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Gjesti ka mbajtur një qëndrim korrekt, si një djalë i pjekur, nuk e ka ushqyer përtej një pëlqimi të parë, ai po trembej nga përkujdesja. Egli shkonte siç ka thënë vetë: jam si një nënë në marrëdhëniet me meshkujt… Rozana ia ka thënë shumë herë. Ajo po fikej përditë e më shumë.

Gjesti ka mbajtur një qëndrim korrekt. Janë të mbyllur në një shtëpi, do s’do do kesh kontakt më të shpeshtë. Ishte e pamundur mos të takoheshin, luanin, përkëdheleshin. Ai tha nuk kam ndjenjë unë për këtë, sa më shumë koha kalonte, ai më shumë e largonte, po i dhimbsej. Është një djalë 24-vjeçar, ai do të futet në studio, të fitojë të ardhura, të bëjë një jetë luksi. Egli me moshën e saj projekton një gjë tjetër, i duhet një mashkull tjetër. Qëndrimi i Gjestit ndaj Eglit ka qenë si një djalë i pjekur, si një 30-vjeçar, ia thoshte të vërtetën”, tha Juli

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat