“Nuk e dija se ke ndjenja për mua”/ Laerti-Aldos: Nga nesër do të flirtoj me ty

Mediale Vip

“Nuk e dija se ke ndjenja për mua”/ Laerti-Aldos: Nga nesër do të flirtoj me ty

Më: 10 mars 2025 Në ora: 19:10
Laerti

Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4” mes Laertit dhe Gertës, ku ka ndërhyrë edhe Aldo.

Gerta dhe Aldo iu kthyen Laertit kundër për shkak se ai ka falur Valbonën dhe qëndrojnë afër njëri-tjetrit.

Laerti i është kthyer Aldos me ironi duke i thënë se ‘nuk e dinte se ai kishte ndjenja për të’.

“Unë nuk e dija se ishe xheloz për mua, po nga nesër do të flirtoj me ty. Më fal që putha Gjestin, duhej të kisha puthur ty që të qetësoheshe, se dija që ke ndjenja për mua”, i tha Laerti Aldos.

Pjesë nga debati:

Laerti: Burrecat nuk i falin gratë, o Aldo Marku. Duhet të jesh burrë të falësh gratë, burrecat iu bëjnë zemra nëpër vitrina.

Aldo: Kur mbaron loja, do tregosh ça kartash ke nën mëngë

Laerti: Rri rehat se e ke çuar në nominim të përhershëm, pse e ke çuar në nominim shoqen e ngushtë?

Aldo: Mos i krahaso gjërat, se janë ku e ku, mos i krahaso

Laerti: Hajde Aldo

Aldo: Ke bërë autogol

Laerti: Nxirr vizoren të matësh flirtimet Aldo, hajde. Unë nuk e dija se ishe xheloz për mua, po nga nesër do të flirtoj me ty. Më fal që putha Gjestin, duhej të kisha puthur ty që të qetësoheshe, se dija që ke ndjenja për mua

Aldo: Je barcaletë, psikopat, skizofren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat