Rihanna ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dy foto nga lindja e fëmijëve të saj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Këngëtarja e njohur ka nderuar mëmësinë duke postuar në Instagram dy foto të papublikuara, të realizuara menjëherë pas lindjes së dy djemve të saj, RZA dhe Riot Rose, të cilët i ka sjellë në jetë nga romanca me partnerin e saj A$AP Rocky.
“Momenti më i fuqishëm që kam përjetuar ndonjëherë si grua.
Mrekullitë e mia të vogla”, ka shkruar Rihanna në mbishkrimin e postimit të saj, duke sqaruar se fotoja e parë tregon djalin e saj të madh, ndërsa e dyta është bërë pas lindjes së Riot Rose.