Agravon situata – Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Mediale Vip

Agravon situata – Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Më: 11 mars 2025 Në ora: 16:23
Gjesti, Ola

Gjesti është përfshirë në debate të shumta me banorët gjatë këtyre ditëve në Big Brother VIP.

E më së shumti me Ola Zenelajn dhe konkurrentin tjetër të këtij formati, Vserlon.

Pas debatave, këngëtari nga Peja i kishte thyer vezën në kokë Vserlos, i cili po qëndronte ulur në divan.

Menjëherë pak minuta më pas, ai shkoi dhe i theu një vezë edhe banores tjetër, Olës.

E njëjta debatoi ashpër me të duke i thënë se e ka dhunuar dhe se e ka prekur me dorë.

“Dhunuesi nuk e ka vendin këtu. Po ti të më dhunosh mua nuk ke të drejtë”, tha ajo.

“E pamoralshme, e pafytyrë. A dëshironi të luani, tri herë ju kam toleruar”, iu drejtua Gjesti.

Pritet të shihet se si do të jetë rrjedha e këtyre ngjarjeve në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat