Ndoshta mjaftueshmëria me veten, pas një ngopje me prani që të zbraz nga vetvetja, është çfarë lexohet te ky reflektim i aktores britanike.
Një nga dhuratat më të mëdha të moshës është zbulimi i magjisë së vetmisë. Ajo që dikur ndjehej si vetmi, tani ndihet si liri sublime. Heshtja që dikur ishte e pakëndshme është bërë paqësore, madje edhe luksoze. Shtëpia ime nuk është thjesht një vend relaksi, thotë aktorja, është një vend i shenjtë. Një hapësirë ku mund të kërcej në kuzhinë pa askënd që më shikon, të humbas në një libër pa ndërprerje, ose thjesht të ulem në qetësi, plotësisht e pranishëm me veten time, ndoshta dhe me panevojën e saj tashmë për pranin e dikujt.
Nuk kam më dëshirë për zhurmë të vazhdueshme ose për vërtetim, thotë ajo. Një mbrëmje e qetë me një filxhan kafe dhe një film të mirë ndihet po aq e kënaqshme sa një natë jashtë,” e pse jo, duke festuar dhe harbuar.
Sipas Herren Mirren, bukuria e vetmisë nuk është në të qenit vetëm, është në të ndjerin plotësisht në paqe me veten. Nuk ka presion për të performuar, nuk ka nevojë për të bërë përshtypje - vetëm kënaqësia e butë për të qenë pikërisht aty ku jeni, ashtu siç jeni. Me gjasë një nevojë e akatores për diçka që e ka dëshiruar.
Te kjo vetmi ajo gjen, më saktë rrëmben një lloj gëzimi të qetë për të kuptuar se vetvetja juaj është e mjaftueshme, shumë më shumë se çdo prani, edhe pse një lloj burgu, ku ajo zgjedh vullnetlirë të jetojë në paqen e një lirie të brendshme. Për të, kjo lumturi nuk vjen nga të qenit i rrethuar nga njerëz, por nga të qenit në shtëpi me veten dhe brenda vetes.
Cila është...
Helen Mirren është një aktore britanike e njohur për talentin dhe elegancën e saj në skenë dhe ekran. E lindur më 26 korrik 1945, ajo ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur, duke interpretuar role të ndryshme, nga personazhe historike deri te figura bashkëkohore.
Ajo është veçanërisht e njohur për interpretimin e Mbretëreshës Elizabeth II në filmin The Queen (2006), për të cilin fitoi Çmimin Oscar për Aktoren më të Mirë. Mirren ka fituar gjithashtu Çmime Emmy, BAFTA dhe Tony, duke u bërë një nga të paktat aktore që kanë arritur një sukses të tillë në teatër, televizion dhe film.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka luajtur në filma të shquar si The Cook, the Thief, His Wife
& Her Lover (1989), Gosford Park (2001), RED (2010), Trumbo (2015) dhe Catherine the Great (2019). Me një stil të pakrahasueshëm dhe një prani karizmatike, Helen Mirren mbetet një nga aktoret më të respektuara dhe të dashura në industrinë e filmit.