Ola kërcënon Gjestin: Bashkë do të flasim jashtë

Mediale Vip

Ola kërcënon Gjestin: Bashkë do të flasim jashtë

Më: 11 mars 2025 Në ora: 18:51
Ola, Gjesti

Tensionet dhe debatet nuk kanë munguar të martën në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Në qendër të saj ishin tre banorët, Ola, Vserlo dhe Gjesti, ku ky i fundit gjatë ditës së sotme ia theu një vezë në kokë Olës dhe Vserlos.

Dhe, pas këtij veprimi, Ola u ashpërsua më shumë duke eskaluar kështu debati deri në kërcënime.

“Bashkë do flasim, pse ti mendon që kur të dalim nga këtu do të shkosh në ndonjë planet tjetër?”, i tha ajo Gjestit.

Derisa, kjo deklaratë, u konsiderua si kërcënim i drejtpërdrejtë banorët e poashtu edhe ndjekësitë e këtij reality-shou.

Në këtë moment, mund të presim se çfarë hapa do të ndërmerr produksioni ndaj veprimeve e gjuhës së përdorur ndaj këtyre banorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat