“Kur e vlerësojnë nxënësin më shumë se mësuesin”, Xheneta thumbon Gjestin dhe produksionin e BBVA

Mediale Vip

“Kur e vlerësojnë nxënësin më shumë se mësuesin”, Xheneta thumbon Gjestin dhe produksionin e BBVA

Më: 11 mars 2025 Në ora: 18:55
Xheneta dhe Gjesti

E marta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër moment tensioni mes banorëve, me një debat të ashpër mes reperit Gjesti dhe Olës.

Pas një përplasjeje të vazhdueshme mes tyre, Gjesti, si shenjë revolte, i theu një vezë në kokë Olës, duke e çuar konfliktin në një tjetër nivel.

Incidenti ndodhi pasi të dy shkëmbyen fjalë të rënda, dhe teksa Ola po largohej nga situata, Gjesti iu drejtua me disa pasthirrma qesharake: “Trr tikitki”, një shprehje që menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut.

Një reagim për këtë moment erdhi nga finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, e cila ndau një video në rrjetet sociale. Në video, Xheneta rikujtonte se shprehjen “Trr tikitki” e kishte përdorur më herët gjatë një debati me Gresën në BBVK.

Në mbishkrimin e videos, Xheneta shkroi me ironi: “Kur e vlerësojnë më shumë (nxënësin) se mësuesin”, duke lënë të kuptohet se ajo ndjehet si krijuesja origjinale e kësaj fraze, e cila tani po bëhet virale brenda BBVA 4.

Ndërkohë, vlen të përmendet se Xheneta dhe Gjesti kanë pasur një histori të afërt gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova 3.

Dyshja krijuan një lidhje brenda shtëpisë, por gjithçka u ndërpre pas eliminimit të Gjestit. Një ditë pas largimit të tij nga BBVK, ai u transferua në BBVA 4, duke sjellë një tjetër dinamikë në spektakël. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat