Debat me tone të larta mes Rozanës dhe Gretës: A mundet një grua e moshës tënde të thotë…

Mediale Vip

Debat me tone të larta mes Rozanës dhe Gretës: A mundet një grua e moshës tënde të thotë…

Më: 11 mars 2025 Në ora: 20:51
Rozana dhe Gerta

Rozana dhe Gerta janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”. Gazetarja i ka thënë këngëtares që ‘të mos luaj me emrin e saj’ pasi prej dy ditësh e thërrasin ‘Greda’.

“Thuaj çfarë të duash, por jo të deformosh emrin tim se di t’a deformoj edhe unë emrin tënd, dakord? Unë e kam shumë të rëndësishëm emrin tim. Babai im ma ka vënë emrin dhe e ka shkruar në ditar edhe ditën që ka bënë emrin tim, ka histori. Kështu që të lutem mos e përdhos historinë e emrit tim”, i tha Gerta.

“Të kam thënë tope unë ndonjëherë, gore të kam thënë? Edhe unë e kam të rëndësishëm atë që dëgjoj nga ti. Edhe mua më ka vënë emrin gjyshja. Unë s’po të përdhos emrin, mos i përdor këto. Çfarë do të thotë tope? A mundet një grua në moshën tënde të thotë ashtu? E di sa keq dukesh ti me këtë fjalën tope dhe gore”, iu kundërpërgjigj Rozana.

Kujtojmë se Rozana dhe Gerta janë zënë shpeshherë me njëra-tjetrën, ku nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat