Një video e reperit Gjesti është bërë virale në rrjetet sociale, ku ai shihet duke i dhënë instruksione një berberi të huaj për të prerë flokët e tij para spektaklit “Prime” të Big Brother VIP Albania.
Duke qenë se floktari nuk kuptonte shqip, Gjesti u detyrua të përdorte gjeste dhe veprime për t’ia shpjeguar procesin, duke krijuar një situatë mjaft qesharake.
Videoja është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale ku shumë fansa kanë reaguar me humor ndaj përpjekjeve të tij për të komunikuar me berberin.
@gjesstii_official Hahahahahahahahhah #gjesti #bigbrothervipalbania #bbva #fyp #fürdich #bbvk ♬ original sound - gjesstii_official
Në komentet e shumta, ndjekësit e kanë quajtur atë një nga banorët më spontanë dhe komikë të këtij sezoni.