“Duhet përjashtuar, goditi me shuplakë”/ Debat i fortë mes Gjestit, Olës dhe Viserlos për gjuajtjet me vezë

Mediale Vip

“Duhet përjashtuar, goditi me shuplakë”/ Debat i fortë mes Gjestit, Olës dhe Viserlos për gjuajtjet me vezë

Më: 11 mars 2025 Në ora: 22:40
Viserlos, Gjesti, Ola

Është komentuar me debate të forta situata mes Olës, Viserlos dhe Gjestit, pasi ky i fundit i goditi me vezë në fytyrë.

Ola dhe Viserlo reaguan të indinjuar ndaj veprimeve të Gjestit dhe kërkuan të merren masa drastike ndaj tij deri në përjashtim.

Gjesti nga ana tjetër e mori me sportivitet situatën duke u shprehur se i vjen për të qeshur.

Pjesë nga debati mes tyre:

Ola: Kjo situatë ka ndikuar shumë te unë sot. Dhuna është dhunë dhe jam ndjerë e poshtëruar nga ana e Gjestit. Të përdoret pjesa e gjoksit dhe seksualitetit në këtë formë nga Aldo dhe nga Gjesti mbi të gjitha.

Viserlo: Është dhunë, vezë në fytyrë.

Ledion: Po të kesh durim pavarësisht se çfarë konsideron ti dhunë, ki parasysh që brenda asaj shtëpie gjykohet mirë dhe çdo veprim ka një pasojë. Por mesa shoh ti je shumë i prekur për të lejuar Olën dhe nuk ke respektin që të mbarojë.

Viserlo: Po respektojmë dhunuesit?

Ledion: Ti e ke të vështirë të më respektosh edhe mua jo më banorët. Ja dhash fjalën Olës pastaj ty, do dëgjojmë Gjestin pastaj vendimi i vëllait të madh.

Ola: Më ka thënë e pamoralshme por për këtë do përgjigjet Gjesti. Dhuna është dhunë në çfardo lloj forme, ma ka përplasur vezën në kokë dhe ky djalë duhet të mbajë përgjegjësi

Viserlo: I kam thënë të ndalojë së lujajturi se mund të kishin thyer edhe një monitor apo një kamer. Gjesti na ka gjuajtur dhe nuk është marrë asnjë masë. Sesi ka qenë e di fytyra ime që më është mpirë buza për tri orë. Ky njeri duhet të kishte ikur. Ishte shumpakë në fytyrë.

Gjesti: Po më vjen me kesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat