Këta janë banorët që kërkuan përjashtimin e Gjestit nga BBVA

Mediale Vip

Këta janë banorët që kërkuan përjashtimin e Gjestit nga BBVA

Më: 11 mars 2025 Në ora: 23:12

Është komentuar me debate të forta situata mes Olës, Vserlos dhe Gjestit, pasi ky i fundit i goditi me vezë në fytyrë.

Ola dhe Viserlo reaguan të indinjuar ndaj veprimeve të Gjestit dhe kërkuan të merren masa drastike ndaj tij deri në përjashtim.

Gjesti nga ana tjetër e mori me sportivitet situatën duke u shprehur se i vjen për të qeshur.

Pjesë nga debati mes tyre:

Ola: Kjo situatë ka ndikuar shumë te unë sot. Dhuna është dhunë dhe jam ndjerë e poshtëruar nga ana e Gjestit. Të përdoret pjesa e gjoksit dhe seksualitetit në këtë formë nga Aldo dhe nga Gjesti mbi të gjitha.

Viserlo: Është dhunë, vezë në fytyrë.

Ledion: Po të kesh durim pavarësisht se çfarë konsideron ti dhunë, ki parasysh që brenda asaj shtëpie gjykohet mirë dhe çdo veprim ka një pasojë. Por mesa shoh ti je shumë i prekur për të lejuar Olën dhe nuk ke respektin që të mbarojë.

Viserlo: Po respektojmë dhunuesit?

Ledion: Ti e ke të vështirë të më respektosh edhe mua jo më banorët. Ja dhash fjalën Olës pastaj ty, do dëgjojmë Gjestin pastaj vendimi i vëllait të madh.

Ola: Më ka thënë e pamoralshme por për këtë do përgjigjet Gjesti. Dhuna është dhunë në çfardo lloj forme, ma ka përplasur vezën në kokë dhe ky djalë duhet të mbajë përgjegjësi

Viserlo: I kam thënë të ndalojë së lujajturi se mund të kishin thyer edhe një monitor apo një kamer. Gjesti na ka gjuajtur dhe nuk është marrë asnjë masë. Sesi ka qenë e di fytyra ime që më është mpirë buza për tri orë. Ky njeri duhet të kishte ikur. Ishte shumpakë në fytyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat