“Ndjeva nota pendese. Nuk kam harrur ndjesinë e…”/ Gjesti sqarohet me Eglin: Për çdo sen të kërkoj falje! S’kam luajtur me ty

Mediale Vip

“Ndjeva nota pendese. Nuk kam harrur ndjesinë e…”/ Gjesti sqarohet me Eglin: Për çdo sen të kërkoj falje! S’kam luajtur me ty

Më: 25 mars 2025 Në ora: 22:55
Egli dhe Gjesti

Egli dhe Gjesti kanë sqaruar raportin mes tyre edhe në Prime-n e kësaj të marte.

Egli komentoi darkën me Gjestin, ku theksoi se ndjeu nota pendese në faljen që kërkoi banori. Ndërsa këngëtari vuri në dukje se nuk ka luajtur me Eglin.

“Pavarësisht zhgënjimit që kam pësuar brenda, se di pse vazhdoj të besoj se brenda Gjestit nuk është djalë kaq i keq. Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra mund të bëhen për pjesë të lojës. Zgjedh të besoj që ka edhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij. Mendoj që nuk është as rasti i parë dhe as i fundit që për egon mashkullore mund të kalojë kohë me këtë vajzë dhe në vajzë mund të thotë ’ në fund të ditës u kënaqëm dhe nuk jam i dashuruar me ty’, ndodh rëndom. Jam vajzë që beson në shanse të dyta. Gaboi, okej, nuk e kam harruar ndjesinë që kam përjetuar, por nuk dua të jetoj me pengje”, tha Egli.

Ndërsa Gjesti u shpreh “Sot para Prime-t, ka ardhur një dron dhe pamë ca dorëshkrim. 8 bilionë klikime dhe deshta me thonë që nuk i kam bërë unë veç ato sukses, po i kam bërë bashkë me të.

Unë kam kajt kur e kam pa. Falje kam kërkuar për senet e mia. Kam vepruar në kokën tem. Për çdo sen i kërkoj falje. Shyqyr e këna falë njëri-tjetrin. Gabime kam pasur, keqkuptime kam pas, por lojë kurrë skam pas. S’du me luajt me Eglin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat