Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka pritur në takim drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala, me të cilin ka nënshkruar pesë marrëveshje lidhur me masat e Efiçiencës së Energjisë për disa institucione në komunën e Mitrovicës.
Projekti i lartpërmendur do të realizohet në shkollën fillore “Skenderbeu”, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajgorë, në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Qendrën e Mjekësisë në Bare, si dhe në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, financim ky i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së dhe Bankës Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
Me këtë rast, nënkryetari Mujka ka falënderuar drejtorin menaxhues të FKEE, Admir Shala, për kontributin e dhënë drejt jetësimit të këtyre projekteve të rëndësishme për Mitrovicën.
Suke shtuar se bashkëpunimi i ndërsjellët do të vazhdojë edhe më tutje, pasi që kështu kemi impakte pozitive në mirëqenien e qytetarëve tanë.