Një person është rrahur në sheshin qëndror të Mitrovicës, ku si pasojë e plagëve, është dërguar në qendrën emergjente për mjekim.
Mediet lokale po raportojnë se personi është azilant me prejardhje nga Siria, teksa kanë publikuar edhe fotografi pas momentit të rrahjes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, teksa ka thënë se është arrestuar një person.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një rrahje e ndodhur në sheshin ”Mehë Uka” në Mitrovicë.Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lendime i cili është dërguar për tretman mjeksor. lidhur me rastin është arrestuae një person i dyshuar, rasti është duke u trajtuar nga hetusit policor”, tha Zahiti.
Arsyeja që çoi deri tek rrahja nuk është bërë e ditur nga forcat e rendit.