Dje në rrugën Agim Ramadani në Mitrovicë është hapur pa leje paraprake lokali “Babylon” i cili ditë më parë ishte mbyllur nga Inspeksioni për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19.
Burime të Sinjalit brenda Policisë tregojnë se me të marrë Policia informacion ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbyllur lokalin mirëpo ata kanë hasur në rezistencë të tre meshkujve.
Kështu si pasojë e eskalimit të situatës lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor dhe një person i sigurimit të lokalit.
Pas shkakimit të lëndimeve trupore ndaj zyrtarit policor dhe sigurimit të lokalit janë arrestuar tre të dyshuarit.