Reshjet e shumta të shiut si dhe shkrirja e borës gjatë ditëve të fundit shkaktoi dëme të mëdha.
Vërshimet e shumta anembanë vendit bënë që shumë familje të dëmtohen dhe kësisoj t’u duhet ndihmë për evakuim.
Gjatë ditës së sotme klubi i zhytjes ‘’Trepça’’ ka ndihmuar familjarë të shumtë që të evakuohen.
Në mesin e atyre që u ndihmuan pati edhe fëmijë.
