Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, sonte ka shkuar në Shalë të Bajgorës për të parë nga afër rrugët e bllokuara nga bora.
Ai tha se ekipet emergjente janë angazhuar tanimë për të zhbllokuar rrugët.
“Sapo vizitova Shalën e Bajgorës për ta përcjellë nga afër punën e madhe që po e bëjnë ekipet emergjente për zhbllokimin e rrugëve nga bora. Në këto orë të vona janë duke punuar pesë ekipe emergjente në rajonin e Shalës, përderisa në qytet dhe fshatrat tjera përreth po punojnë ekipet tjera për pastrimin e rrugëve nga bora. Ekipet tona punuese nuk do të ndalen, derisa të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme”.
Bahtiri në fotografinë që ka publikuar shihet i futur në mes të borës, lartësia e së cilës i arrin deri në gjunjë.