Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pasi kjo komunë u vendos në zonën e kuqe për masat anti-Covid.
Sipas tij, ky vendim është i padrejtë, pasi numri i rasteve me COVID nuk ka kaluar mbi 120 në javën e fundit.
“Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që Mitrovica të futet në Zonën e Kuqe për masat anti-COVID-19 është i padrejt, pasi që në bazë të numrit të popullsisë dhe praktikave të zbatuara deri më tash, komuna jonë duhet ta kaloj numrin prej 120 rasteve me COVID-19 për t’u futur më këtë zonë”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Ai shpreson se ky vendim sipas tij, i padrejtë është marrë pa ndonjë qëlllim.
Postimi i plotë
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që Mitrovica të futet në Zonën e Kuqe për masat anti-COVID-19 është i padrejt, pasi që në bazë të numrit të popullsisë dhe praktikave të zbatuara deri më tash, komuna jonë duhet ta kaloj numrin prej 120 rasteve me COVID-19 për t'u futur më këtë zonë.
Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga IKShP-ja në Mitrovicë për shtatë ditë kanë rezultuar 106 raste pozitiv me COVID-19.
Shpresoj që ky vendim i padrejt është marrë pa ndonjë qëllim dhe kërkoj nga ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z.Armend Zemaj që t'i verifikoj statistikat dhe ta rishqyrtoj këtë vendim.
AB