Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi, sot ka takuar shumë qytetarë në qytetin e tij të lindjes, Mitrovicën.
Bislimi i cili mban pozitën e nënkryetarit të PDK-së dhe kryetar i rinisë në këtë subjekt politik, në komunikim me qytetarë, u ka premtuar se zëri i tyre do të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e Kosovës përmes përfaqësimit të tij.
Kryetari i grupit të asambleistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Donjet Bislimi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se konsultimet me qytetarë do t'i vazhdojë edhe si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Si para çdo seance të Kuvendit Komunal, edhe sot para seancës së nesërme u konsultova me qytetarë për temat të cilat ata kanë nevojë të ngritën në Kuvend,
Ju garantoj që edhe si Deputet i Parlamentit do vazhdojmë njëjtë komunikimin dhe zëri juaj do dëgjohet fuqishëm!
#HoxhajKryeminister
#Rimekembje
#donjetbislimi110