Digjet kampi i refugjatëve në Mitrovicë

Mitrovica

Digjet kampi i refugjatëve në Mitrovicë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Në orët e hershme të mëngjesit, kampi ku janë të strehuar refugjatët sirianë dhe persona tjerë nga vendet tjera ka marrë flakë.

Sirena e zjarrfikësëve të Mitrovicës është dëgjuar nëpër qytet në orët e hershme, ndëra ata kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky zjarr, ndërsa në vendin e ngjarjes gjenden edhe Policia e Kosovës.

Edhe ditë më parë është raportuar për probleme të shumta në këtë vendqendrim të refuagjatëve, ndërsa pranë tyre gjenden edhe njësia për intervenine të shpejta e Policisë së Kosovës.

Zjarri nuk dihet si ka ndodhur, ndërsa policia po heton shkaqet që quan deri tek kjo zjarrvënie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat