Komuna e Mitrovicës dhe OJQ ”Mitrovica Women Association for Human Rights” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e të drejtave të grave.
Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot ka pritur në takim Ylberina Peci si dhe Dzeneta Celoviq nga OJQ "Mitrovica Women Association for Human Rights - MWAHR”, me ç’ rast u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë për përfshirjen e grave në proceset e vendimmarrjes si dhe respektimin e përgjithshëm gjinor.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje OJQ “Mitrovica Women Association for Human Rights- MWAHR”, do të zhvilloj aktivitete që do të forcojnë marrëdhëniet në mes të grave të etnive që jetojnë në regjionin e Mitrovicës dhe më gjerë, përfshirjen e tyre në proceset e vendimmarrjes dhe respektimin e përgjithshëm gjinor.
Me këtë rast, nënkryetari Mujka, ka potencuar se komuna e Mitrovicës me të gjitha mekanizmat e saj është duke punuar në integrimin dhe fuqizimin e femrave në shoqërinë tonë.