Me kërkesë të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, si dhe në prani të nënkryetarit, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të administratës komunale sot është mbajtur mbledhja jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, seanca e 42-të.
Në këtë mbledhje pikë e vetme e rendit të ditës ishte Draft-Buxheti Komunal për vitin 2021 dhe parashikimet për 2022-2023.
Me këtë rast, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, ka njoftuar asamblistët lidhur me Qarkoren Buxhetore nr.2021/ 03 të datës 15.09.2020, ku për shkak të përformancës së ulët në inkasimin e të hyrave buxhetore si rezultat i pandemisë CoVid-19, Ministria e Financave ka bërë rishikimin e KASH-it 2021-2023 duke detyruar komunat që të bëjnë harmonizimin e draft- buxhetit me këtë qarkore.
Ku pas disa diskutimesh, kjo pikë me shumicë votash është miratuar nga asamblistët komunal.