Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Viher re një fluks i madh i votuesve që në orët e para të mëngjesit në vendvotimin shkolla “Sveti Sava” në Mitrovicë të Veriut.
Ende pa u bërë një orë që nga hapja e vendvotimit qytetarët janë nisur drejt kutive të votimit duke krijuar edhe radhë pritjesh.
Pjesa më e madhe e votuesve janë të komunitetit serb.