Babai nga Mitrovica që u ther me thikë nga djali i tij, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas policisë, djali sulmoi babanë e tij duke e goditur disa herë me thikë.
I Njëjti raportohet se është me probleme mendore dhe është arrestuar nga Policia.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thekson raporti.