Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot feston ditëlindjen.
Ai me 15 mars mbush plot 61 vite.
I pari i Mitrovicës është i martuar dhe ka 4 djem e dy vajza.
Bahtiri është zhvendosur në Holandë në shkurt të vitit 1993, si rezultat i situatës së vështirë në Kosovë për t’u rikthyer pastaj si kandidat në zgjedhjet lokale të 2013, ku garoi për kryetar të Mitrovicës.