Rreshjet e bores në këtë kohë kanë sjellur edhe probleme për vozitësit, nëpër rrugët e qytetit të Mitrovicës.
Qytetarë mitrovicas kanë raportuar në Jepi zë, për disa aksidente nga stacioni i autobusëve, deri tek pjesa pranë sheshit të qytetit.
Janë dërguar edhe fotografi nga vendi i një aksidentit pranë ish hotel Adriatiku.
Në vendin e ngjarjes shihet edhe prezenca e Policisë së Kosovës, e cila po merret me shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk dihet për të lënduar.