Në Mitrovicë, kryetari Agim Bahtiri ka bërë të ditur se ka kontratat me katër përfaqësues të bizneseve për investime në Parkun Industrial për dhënien e parcelave dhe fillimin e investimeve në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Sipas tij, ata kanë prezantuar planin ku do të bëhen investime, vlera e të cilave arrin në 2 milionë e 524 mijë euro.
Postimi në Facebook:
Dje, nënshkruam kontratat me katër përfaqësues të bizneseve për investime në Parkun Industrial për dhënien e parcelave dhe fillimin e investimeve në fshatin Frashër të Mitrovicës, ku këtyre bizneseve i’u mundësohet shfrytëzimi i pronës komunale falas në periudhën kohore prej 99 vjetësh.
Biznesmenët kanë prezantuar planin ku do të bëhen investime, vlera e të cilave arrin në 2 milionë e 524 mijë euro, dhe të cilat sigurojnë 147 vendeve të reja të punës.
AB