Në Mitrovicë të Veriut, në pjesën afër vendit ku bëhen bashkë lumi Ibër dhe ai Sitnica, kanë filluar punimet për ndërtimin e një stadiumi.
Këto punime, po frikësojnë banorët e fshatrave përreth në pjesën jugore, për një arsye.
Ata thonë se dheun që punëkryesi po e heq, është duke e hedhur në shtratin e lumit.
Kështu, banorët thonë se në kohë reshjesh, rrezikohen edhe më shumë nga vërshimet.
Drejtori i Inspekcionit në komunën e Mitrovicës së Jugut, Fidan Ademi, i tha Klanit se inspektorët gjatë vizitës kanë vërtetuar se është hedhur dhe në shtratin e lumit.
Ai shtoi se do të kërkojnë nga Ministria e Ambientit, të marrë masa, meqë punimet janë në territorin e Mitrovicës së Veriut.