Në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë profesori i njohur mitrovicas, Rasim Ujkani, nga Vinarci i Poshtëm.
Profesori Ujkani ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për arsimin mitrovicas, në kohë të vështira e të mira duke shkolluar shumë gjenerata në cilësi të profesorit në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë.
Ai për shumë vite shërbeu në pozitën e drejtorit në Shkollën Fillore “Harun Beka” në Vinarc të Poshtëm.
Ujkani la pas vetes gruan dhe katër fëmijë.