Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, kanë pritur në takim zv.ministrin e Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim, kryetari Bahtiri e njoftoi zv. ministrin Durmishi për zhvillimet aktuale në komunën e Mitrovicës, si dhe për gjendjen infrastrukturore në këtë komunë.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për projektet infrastrukturore të realizuara në Mitrovicë nga Ministria e Infrastrukturës si dhe mundësit për vazhdimin e projekteve me rëndësi për jetën e qytetarëve.
Gjatë këtij takimi, zv.ministri, Durmishi ka theksuar se gjatë vitit 2022 kjo ministri do të lansojë grandin e katër në fushën e infrastrukturës për të mbështetur të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që komunave t' ju mundësohet realizimi i projekteve të reja dhe përfundimi i projekteve të ngecura infrastrukturore.
Në fund të këtij takimi, kryetari Bahtiri dhe zv.ministri, Durmishi, realizuan edhe një vizitë përgjatë lumit Ibër, për të parë më afër rrjedhën e projektit në realizimin e shtratit të lumit Ibër.