Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për 4 të vdekur dhe 75 raste të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit nga Covid-19, bëhet e ditur se ka vdekur edhe 48 vjeçar nga Mitrovica.
Rastet e tjera të vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).
IKSHPK njofton edhe 546 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 7.508.