Mitrovicasit kanë filluar të organizohen për t’i ndihmuar Tefik Sejdiut, i cili do të operohet për shkak të gjëndrës së djathtë.
Në sheshin e qytetit është vendosur kutia ku të gjithë të interesuarit mund të kontribuojnë për t’i ndihmuar Tefikut, operimi i të cilit kushton plot 41 mijë euro.
“Të nderuar qytetarë të qytetit tonë.
Kërkojmë ndihmën tuaj për shokun tonë, bashkvendasin tonë i cili i duhet që të marten të udhtojë për në Turqi për operimin në gjandrën e tij të djathtë. Operimi i tij kushton 41 mijë euro”, kanë shkruar organizatorët e aksionit.