Ditë më parë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kishte liruar nga detyra drejtoreshën për mirëqenie sociale, Nazan Kërveshi.
Vetëm disa ditë më vonë, kryetari Bahtiri ka bërë emërimin e drejtoreshës së re.
Duke u bazuar në burimet e gazetës, drejtoresha e re e kësaj drejtorie është Fitore Mehmeti Behrami, ndërsa e njejta tashmë ka marrë edhe urimet, të cilat edhe i ka publikuar në rrjetet sociale.
Drejtoresha Behrami del të jetë edhe kunata e anëtarit të kryesisë së VV-së në Mitrovicë, dhe ish kandidatit për asamble komunale, Mergim Behrami.
Përveç votës së tij në kryesi, familja Behrami ka edhe disa delegatë në Këshillin Drejtues të VV-së në Mitrovicë.
Në këtë situatë, Agim Bahtiri duket se ka siguruar votat për kandidaturën e tij në kryesi, dhe në rrugë të sigurt drejt sigurimit të shumicës së votave është edhe në Këshillin e VV-së.