Ditët e verës po vijnë! Ditët e pandemisë po shkojnë! Bizneset e kafiterive në Mitrovicë të jenë të përgjegjshme në zërim, mos t'i shqetësojnë banorët nëpër banesat e tyre. Qendra e qytetit nuk mund e nuk do të lejohet të shndërrohet në diskotekë.
Qytetarët e shqetësuar t'a lajmërojnë menjëherë policinë në 192, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pastaj policia na informon neve inspektorët komunal dhe të AVUK-u, tha drejtori i Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës.
"Ne jemi që kafiteritë të punojnë, por jo në kurriz të qytetarëve që banojnë në qytet e ju shkaktojnë parahati në shtepitë (banesat) e tyre.
Mitrovica do jetë e të gjithëve, asnjë qytetar nuk do ta shqetësoj një qytetar tjetër", tha ai.