Ka nisur vaksinimi masiv i qytetarëve të Mitrovicës në hapësirat e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtoreshën e Shëndetsisë, Erseka Hasanaj Barani, kanë vizituar këtë të martë stafin shëndetsor të QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni” dhe ekipet tjera shëndetësore.
Me këtë rast, shefja e sektorit të vaksinimit në QKMF, Dr. Shefkate Sylejmani, njofton se procesi ka filluar mirë që nga mëngjesi, është duke u respektuar Plani Kombëtar i Vaksinimit kundër Covid-19, dhe qytetarët janë ndarë të kënaqur me organizimin.
Në bazë të këtij plani për qytetin e Mitrovicës brenda një muaji është planifikuar të vaksinohen rreth 18 mijë qytetarë.