Ish eprori i UÇK-së, Fatmir Humolli, ka thënë se organizmi i Marshit për Mitrovicën më 21 shkurt 2000 ishte bërë me pëlqimin e të gjitha partive politike.
“Krejt formacionet politike kanë firmos për organizim të këtij marshi. Tendenca për të futur përçarje mes shqiptarëve është tendencë e luftës speciale të zhvilluar pas luftës. Marshi është organizuar një lloj rikthimi i minatorëve të Trepçës që e kanë bërë për mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës”.
“Ky marsh ka dështuar për shkak se LDK qendrore nuk e ka përkrahur LDK në Prishtinë…. Ka qenë organizim lokal i Prishtinës”, ka thënë Humolli.
Ai në Rubikon është shprehur se ushtarët francezë e kishin nxitur konfliktin me popullatën vendase në Mitrovicë.
“Ata kanë gjuajtur gaz lotsjellës dhe është bërë e pamundur. Marshi ka qenë veprim politik që populli nuk e pranonte faktin e kryer që e kanë bërë francezët. Marshi ka bërë që Bashkësia ndërkombëtare”.