Nën organizimin e Drejtorisë për Shëndetësi, në institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë”, sot është mbajt një ligjëratë vetëdijesuese për rendësinë e kujdesit oral tek fëmijët.
Në këtë aktivitet të pranishëm ishin drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i Arsimit, Skender Avdiu, si dhe ekipa e Stomatologjisë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.
Me këtë rast, drejtoresha e DSH-së, Erseka Hasanaj Barani, ka thënë se ky aktivitet është organizuar në mënyrë që nga moshat e hershme fëmijët të vetëdijesohen për mbajtjen e higjienës orale sepse kujdesi për dhëmbët duhet të filloj qysh në hapat e parë të jetës dhe fëmijët duhet të mësohen me vizitat dentare.
Edhe drejtori i Arsimit, Skender Avdiu, ka potencuar se krahas ofrimit të kushteve më të mira për shkollim dhe edukim, e rëndësishme mbetet shëndeti i fëmijëve, të cilët janë edhe e ardhmja e vendit.
Ndërsa ekipa e Stomatologjisë, para fëmijëve demonstruan metoda si duhet përdoruar furçën për pastrim të dhëmbëve duke potencuar se pastrimi i rregullt parandalon infeksionet e orale, ndërkaq një higjienë e rregullt e gojës si dhe përdorimi i ushqimit të shëndetshëm, shërbejnë për një buzëqeshje te bukur dhe të shëndetshme gjatë gjithë jetës.
Në fund të këtij aktiviteti fëmijëve iu është ndarë edhe nga një dhuratë modeste.