Janë gjetur eshtrat e Remzi Kurteshit nga Mitrovica, i vrarë në luftën e fundit në Kosovë.
Ai u vra në moshën 28 vjeçare nga forcat serbe.
Rivarrimi mbahet të premten, sipas familjarëve.
"Remziu, fqiu im i parë po i kthehet tokës së Kosovës, që e pagoi me gjakun e tij të njomë!
I ri, djalë i vetëm në familje, shtatëlartë, i pashëm e i urtë! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Ky është qmimi i Lirisë që nuk duhet harruar!", thuhet në njoftim.