Ka vdekur punëtori që u rrëzua dje teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë.
Ai nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë.
Burimet në Spital dhe Polici kanë konfirmuar vdekjen e punëtorit E.G, 37 vjeçar.
Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup.
Duhet theksuar se 37 vjeçari ishte duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka vdekur.
Ndryshe, ai po punonte në një objekt në qendër të Mitrovicës që po ndërtohet nga kompania "Afri Universal".